spot_img
HomeSportFutbollZYRTARE: Real Madrid dhe Alonso ndajnë rrugët, klubi spanjoll...

ZYRTARE: Real Madrid dhe Alonso ndajnë rrugët, klubi spanjoll gjen zëvendësuesin

spot_img

Xabi Alonso më nuk është trajner i Real Madridit. Këtë e bëri të ditur klubi mbretëror të hënën mbrëma.

Sipas njoftimit, Madridi e Alonso kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

“Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar në çdo moment vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në komunikate

“Klubi ynë e falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij teknik për punën dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u uron shumë fat në këtë etapë të re të jetës së tyre”, përfundon komunikata.

Ndërkohë, klubi spanjoll do ta emërojë ish-lojtarin e klubit, Alvaro Arbeloa si pasues të spanjollit, ka konfirmuar gazetari italian, Fabrizio Romano.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img