Qendra e Golden Eagle Yllit, Brandon Huffman është përgjedhur MVP i javës së 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Huffman ishte njëri nga meritorët e skuadrës së tij në fitoren ndaj KB Rahovecit, të arritur të shtunën.
Ai pati ‘double-double’, me 25 pikë e 10 kërcime, duke marrë me plot meritë epitetin e më të mirit të javës.
Më poshtë lista e Top 5-shes së javës në Superligë:
MVP
Brandon Huffman (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 10 kërcime, / asistime, 31 indeksi
Top 5
Brandon Huffman (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 10 kërcime, / asistime, 31 indeksi
Mustapha Amzil (Trepça) 23 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi
Dardan Kapiti (Trepça) 20 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi
Alex Hunter (Bora) 19 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 21 pikë, 1 kërcim, 4 asistime, 19 indeksi
/HisariOnline/







