spot_img
HomeSportBasketbollGolden Eagle Ylli pret sot Rahovecin në "13 Qershori"...

Golden Eagle Ylli pret sot Rahovecin në “13 Qershori” – hyrja në palestër falas

spot_img

KB Golden Eagle Ylli e nis sot pjesën e dytë të sezonit në Superligë, duke e pritur KB Rahovecin.

Dueli zhvillohet në “13 Qershori”, me fillim nga ora 17:00.

Golden Eagle Ylli është me motivim të madh për këtë duel pas fitores së madhe të arritur në mesjavë ndaj KB Trepçës, në duelin e parë çerekfinal të Kupës së Kosovës.

Me ndryshimet e fundit në roster, ardhjen e Scot Bamforth e Darious Hall, Golden Eagle Ylli synon një stinor komplet ndryshe nga ai paraprak, me një objektiv të vetëm: rikthimin e titullit kampion në Suharekë.

Ndërkohë, për këtë ndeshje, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se hyrja në palestër do të jetë falas – duke ftuar kështu çdo sportdashës që të jetë i pranishëm dhe ta përkrahë skuadrën e qytetit.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img