KB Golden Eagle ka arritur fitore ndaj KB Rahovecit sot pranë shikuesve të vet.
Skuadra e drejtuar nga Endrit Elshani triumfoi ndaj ‘vreshtarve’ me rezultat 94-80, për të arritur kështu një fitore mjaft të rëndësishme.
Më i dalluari i ndeshjes te skuadra suharekase ishte qendra Brandon Huffman, i cili realizoi ‘double-double’ me 25 pikë e 10 kërcime, ndërsa paraqitje fantastike pati edhe Trevon Allen, i cili realizoi 21 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.
Ndërsa te mysafirët Isiah Umipig u dallua me 24 pikë.
Golden Eagle tani ka pesë fitore e nëntë humbje pas 14 ndeshjeve, me rekord të njëjtë siç e ka edhe Rahoveci.
/HisariOnline/







