spot_img
HomeLajmeRama: Ekipet e Kryeqytetit kanë intervenuar deri tani në...

Rama: Ekipet e Kryeqytetit kanë intervenuar deri tani në mbi 40 raste, situata po monitorohet pa ndërprerje

spot_img

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se situata në Prishtinë po menaxhohet me sukses, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut që kanë përfshirë ditëve të fundit mbarë territorin e Kosovës.

Sipas Ramës, ekipet e Kryeqytetit janë të angazhuara pandërprerë në terren dhe deri më tani kanë intervenuar në mbi 40 raste të ndryshme.

“Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.

Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar”, ka shkruar Rama në Facebook.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img