spot_img
HomeLajmePDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e...

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur solidaritetin e saj me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe me çdo qytetar që është prekur nga vërshimet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit, teksa ka kërkuar angazhimin e institucioneve të nivelit qendror për këtë gjendje të rënduar.

“Situata e krijuar në shumë zona të vendit, ku familje të tëra janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre pasi kanë pësuar dëme të konsiderueshme, kërkon reagim të menjëhershëm, të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Ky subjekt politik u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të marrin përgjegjësinë e plotë, duke aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetërorë për menaxhimin e situatës emergjente.

“Ndihma për komunat e prekura, familjet dhe bizneset duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe pa burokraci të panevojshme”, thuhet tutje në reagim.

Sipas PDK-së, në këto momente, prioritet absolut duhet të jetë siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe pronës, si dhe rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit në zonat e prekura.

“Partia Demokratike e Kosovës, përveçse qëndron pranë qytetarëve në çdo komunë të vendit, i siguron qytetarët se në komunat ku qeveris është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme institucionale për t’u dalë në ndihmë, në mënyrë që askush të mos mbetet i vetëm në përballimin e kësaj situate të vështirë”, theksohet tutje në reagim.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img