spot_img
HomeSportBasketbollMbërritja e Bamforth dhe ndryshime të mundshme në stol...

Mbërritja e Bamforth dhe ndryshime të mundshme në stol – Golden Eagle Ylli premton ‘spektakël’ për pjesën e dytë të sezonit

spot_img

KB Golden Eagle Ylli po premton spektakël për pjesën e dytë të edicionit 25-26 në Superligën e Kosovës. 

Pasi patën rezultate aspak të mira në pjesën e parë sezonale, suharekasit tani synojnë një qasje komplet tjetër në fazën finale të sezonit.

Golden Eagle Ylli e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parafundit në tabelë, me pikë të barabarta me vendin e fundit – Vëllanzimin – nga 17 pikë, ndërsa pati vetëm katër fitore, karshi 9 disfatave.

Sidoqoftë, stinori pranveror duket se do të jetë i nxehtë për suharekasit, që tashmë kanë bërë disa ndryshime në skuadër.

Pas arritjes së marrëveshjes me Scott Bamforth në muajin nëntor, Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur se më në fund basketbollisti amerikan iu është bashkuar klubit dhe do të jetë plotësisht gati për ndeshjen e radhës.

Klubi suharekas publikoi një video të Bamforth gjatë stërvitjes, duke shkruar se ai “tashmë po e shijon këtë”.

Kujtojme se Bamforth së fundmi kishte qenë pjesë e Fuerza Regia në elitën e basketbollit meksikan, ku arriti të shpallet kampion dhe MVP i playoff-it. Gjatë playoff-it ai pati mesatare prej 17.7 pikë, 4.9 kërcime dhe 3.5 asistime për ndeshje.

Bamforth gjithashtu ka pasaportë të Kosovës dhe ka përfaqësuar Kosovën më herët. Ai ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha si Granada, Le Mans dhe Buducnost. Bamforth është 36-vjeçar, i gjatë 188 cm dhe luan në pozitën e fundorit.

Te Golden Eagle Ylli, Bamforth nuk do të jetë përforcimi i vetëm i janarit, pasi klubi mirëpret edhe transferimin e amerikanit, Darious Hall.

Hall është i gjatë 200CM dhe vjen nga Al Ahli ku ishte pjesë stinorin e kaluar dhe luajti me mesatare prej 18,1 pikëve dhe 6,9 kërcimeve.

Me Al Ahli, Hall fitoi titullin kampion të Arabisë Saudite. Hall më herët ishte pjesë e elitës polake ku luajti me Zielona Gora në 24 ndeshje me mesatare prej 14,9 pikëve dhe 4,9 kërcimeve. Me polakët ai u paraqit edhe në ENBL në 6 ndeshje ku pati mesatarisht 14,2 pikë dhe 6,3 kërcime për ndeshje. Hall ishte pjesë edhe e Beroe në Bullgari ku luajti me 18,3 pikë e 6,8 kërcime.

Ndërkohë, KB Golden Eagele Ylli duket se ka menduar edhe diçka më shumë se kaq – ndryshimin edhe në stol.
Pasi nënshkroi me ish-trajnerin e Vëllaznimit, Jeronimo Sarin vetëm pak javë më parë, Golden Eagle Ylli duket se nuk ka qenë e kënaqur me kroatin dhe është në bisedime për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Raportohet tashmë se klubi suharekas ndodhet në bisedime me trajnerin e famshëm malazez, Petar Mijovic.
Mijovic ka përvojë të madhe në Kosovë dhe herën e fundit drejtoi pikërisht Golden Eagle Yllin, duke e çuar në finale skuadrën në sezonin 2023-24.
KB Golden Eagle Ylli feston 50-vjetorin e klubit këtë sezon, andaj po bëjnë gjithçka çfarë është e mundur që titulli kampion të rikthehet sërish në Suharekë.
Ndeshjen e parë të fazës së dytë, Golden Eagle Ylli e luan në Mitrovicë ndaj KB Trepcës, të mërkurën nga ora 18:45.
/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img