KQZ ka përmbyllur aktivitetin e ditës së sotme të numërimit të votave, duke përfunduar kështu numërimin në 27 komuna.
Deri tani janë numëruar 78.57% të votave apo 2,009 kuti nga 2,557 në total.
27 komunat të cilat përmbyllin aktivitetet deri më sot, janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8), Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45).
Procesi i numërimit do të vazhdojë të enjten, më 1 janar 2026, në orën 16:00, në 11 QKN-të e komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.
Nga rezultatet e deritashme, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.48% të votave apo 334,904 vota.
Partia Demokratike e Kosovës vjen e dyta me 21.72% apo 150,003 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet e treta me 12.70% apo 87,726 vota,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 5.60% apo 38,681 vota
Ndërsa Nisma Socialdemokrate ka arritur vetëm 1.68% apo 11,602 vota.
/HisariOnline/







