spot_img
HomeLajmeZRrE: Nuk ka rritje të tarifave nga “Termokos” për...

ZRrE: Nuk ka rritje të tarifave nga “Termokos” për vitin 2026

spot_img

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Termokosin. Në bazë të këtyre të hyrave u bë e ditur se nuk do të ketë rritje të tarifave për vitin 2026 për qytetarët që ngrohen nga ‘Termokosi’ në Prishtinë.

Për sezonin e ngrohjes për vitin 2026, tarifat e miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji  për konsumatorët shtëpiakë pa matje është 76 cent/m² për muaj ndërsa tarifa për konsumatorët komercial/institucional: 95 cent/m² për muaj.

“Termokos ka dorëzuar aplikacionin tarifor. Pas analizimit të informatave ne kemi nxjerr komentet. Pas komenteve tona Termokos ka dorëzuar aplikacionin me korrigjime. Në bazë të analizave kemi përcaktuar të hyrat e lejuara. Kostot operative janë të përcaktuara në vlerën 7 milionë e 49 mijë euro. Të hyrat e lejuara që do të mblidhen nga tarifat janë 11 milionë e 463 mijë e 803 euro”, ka deklaruar Astrit Saraqini, udhëheqës i Departamentit për Energji Temike dhe Gaz në ZRrE.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img