KQZ ka bërë një përditësim të ri nga numërimi i votave që po vazhdon në QKN, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë dhe njëherit verifikimi i rezultateve të votave të rregullta.
Kur janë numëruar tashmë mbi 40 për qind (30.19%), VV prin me 47.37% apo 167,746 vota.
PDK ka marrë deri tani 20.78% apo 73,589 vota, ndërsa LDK deri tani e treta me 12.27% apo 43,440 vota, kurse AAK me 5.14% apo 18,199 vota.
Në Top 5 të VV-së janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla-Schwarz.
Në Top 5 të PDK-së janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Në Top 5 të LDK-së janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.
Ndërsa në AAK, pesë më të votuarit deri tani janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.
/HisariOnline/







