spot_img
HomeLajmeNumërohen mbi 30 për qind të votave, Kurti shkon...

Numërohen mbi 30 për qind të votave, Kurti shkon në mbi 100 mijë vota

spot_img

KQZ ka bërë një përditësim të ri nga numërimi i votave që po vazhdon në QKN, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë dhe njëherit verifikimi i rezultateve të votave të rregullta. 

Kur janë numëruar tashmë mbi 30 për qind (30.19%), VV prin me 46.77% apo 124.047 vota.

PDK ka marrë deri tani 20.67% apo 54.827 vota, ndërsa LDK deri tani e treta me 12.04% apo 31.926 vota, kurse AAK me 5.16% apo 13.674 vota.

Ndërkohë, lideri i VV-së, Albin Kurti tashmë ka kaluar shifrën e 100 mijë votave deri tani pas numërimit.

Në Top 5 të VV-së janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla-Schwarz.

Në Top 5 të PDK-së janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në Top 5 të LDK-së janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Doarsa Kica-Xhelili dhe Avdullah Hoti.

Ndërsa në AAK, pesë më të votuarit deri tani janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Time Kadrijaj.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img