Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras ka komentuar zgjedhjet e 28 dhjetorit të mbajtura në Kosovë, duke vlerësuar se këto rezultate duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.
Terras ka theksuar se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.
/HisariOnline/







