spot_img
HomeLajmeEkzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë dhe kategori...

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë dhe kategori të përzgjedhura

spot_img

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka filluar ekzekutimi i pagesës së shtesave të menjëhershme prej 100 eurosh, të paralajmëruara më herët nga Qeveria.

Sipas njoftimit të publikuar nga ministri Murati, sot është realizuar transferimi i shumës prej 100 eurosh për familjet me fëmijë të moshës 0–16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e luftës, aftësitë e kufizuara dhe skemat e tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim.

Ai ka bërë të ditur se, varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogaritë e tyre, mjetet financiare pritet të jenë të disponueshme për pranim gjatë ditës së nesërme.

Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve dhe të ofrojë mbështetje direkte për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, në prag të festave të fundvitit.

Në fund të njoftimit të tij, ministri Murati u ka uruar qytetarëve Gëzuar Vitin e Ri.

/HisariOnline/
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img