spot_img
HomeLajmeGripi po i bën për spital qytetarët, IKSHPK-ja thirrje...

Gripi po i bën për spital qytetarët, IKSHPK-ja thirrje për vaksinim

spot_img

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur një shqetësim për numrin e qytetarëve që janë me grip.

IKSHPK njoftoi se në bazë të të dhënave, gjatë javëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me grip dhe infeksione respiratore, e shoqëruar me rritje të një numri të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe hospitalizim.

“Në këtë kontekst, ju bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, si masa më efektive për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve të saj.Edhe pse sezona e gripit ka filluar, vaksinimi është ende i dobishëm, pasi pritet që përhapja e gripit të intensifikohet gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut të formave të rënda të sëmundjes, si dhe në mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat nga mosha 6 muaj e lart që dëshirojnë të mbrohen nga gripi dhe komplikimet e tij.

“IKShPK u bën thirrje qytetarëve që, së bashku me familjarët e tyre, të drejtohen pranë qendrave të mjekësisë familjare për t’u vaksinuar”.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img