Policia e Kosovës në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka certifikuar 18 instruktorë si ekspert për armë zjarri.
“Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit” është mbajtur në intervalin kohor 08 – 19 dhjetor.
“Policia e Kosovës më këtë trajnim shënon krijimin e një kuadri profesional të një niveli të lartë, duke arritur standardet më të avancuara të kompetencës për instruktorë në këtë fushë, si një bazë e qëndrueshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale”, thuhet në njoftim.
/HisariOnline/







