Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur ditën e sotme në Vushtrri, saktësisht në rrugën nacionele Mitrovicë-Prishtinë, ku për pasojë tre persona kanë marrë lëndime.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 11;00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar tre persona”, thuhet në konfirmim.
/HisariOnline/







