spot_img
HomeSportFutbollMbyllet stinori vjeshtor i Superligës, Ballkani e dominon pjesën...

Mbyllet stinori vjeshtor i Superligës, Ballkani e dominon pjesën e parë të sezonit

spot_img

Pjesa e parë e sezonit 2025-26 në Superligën e Kosovës në futboll ka përfunduar zyrtarisht sot. 

Sfida që e përmbylli stinorin ishte ajo mes Dritës dhe Prishtinës, që i përkiste javës së 13-të në kampionat.

Gjilanasit triumfuan me rezultat solid 2-0 ndaj kryeqyetetasve, duke i mundësuar Ballkanit që të ketë tashmë një epërsi prej tre pikësh nga përcjellësi i dytë.

‘Portokallinjtë’ pra janë zyrtarisht kampion vjeshtor të këtij stinori me 33 pikë të mbledhura, tri më shumë sesa vendi i dytë Prishtina, e katër më shumë se vendi i tretë dhe i katërt Dukagjini, respektivisht Drita.

Skuadra suharekase ka dominuar pjesën e parë të sezonit, duke pasur sulmin më të mirë me më së shumti gola të shënuara dhe po ashtu mbrojtjen më të mirë me më së paku gola të pësuara.

Skuadra e Karoglan gjithashtu pati më shumë fitore se çdo skuadër tjetër (nivel me Prishtinën – nga 9), dhe më së paku humbje në kampionat (3).

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img