spot_img
HomeLajmeEkstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar me urdhërarrest...

Ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

spot_img

Një person nga Gjermani dhe tjetri nga Franca që ishin të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar në Kosovë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritet gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që dyshoheshin që ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangut drejtësisë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 23.12.2025 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. 1990, dhe A.M. 1991 njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë. Ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete.

Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.
Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.
/HisariOnline/
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img