spot_img
HomeLajmePZAP gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për...

PZAP gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për postera e materiale propagandistike

spot_img

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka gjobitur Listën Serbe me 20 mijë euro, pasi ky subjekt ka shkelur Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes.

Subjekti Kosovski Savez kishte bërë ankesë se në Leposaviq Lista Serbe kishte vendosur materiale propagandistike në vende publike pa leje, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime dhe trafo-stacione.

Lista Serbe nuk ka kthyer përgjigje ndaj ankesës.

PZAP ka konstatuar se ankesa është e bazuar dhe ka vendosur që Lista Serbe duhet të heqë menjëherë posterat dhe materialet zgjedhore.

Mosveprimi do të përbënte shkelje të re të ligjit dhe mund të sjellë dënim shtesë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img