spot_img
HomeSportFutbollSuperkupa e Italisë sonte, Rrahmani kërkon një tjetër trofe...

Superkupa e Italisë sonte, Rrahmani kërkon një tjetër trofe me Napolin

spot_img

Sonte do të zhvillohet finalja e Superkupës mes Napolit dhe Bolognas, në Riad të Arabisë Saudite me fillim nga ora 20:00.

Napoli u kualifikua në finale pasi mposhti Milanin në gjysmëfinale me rezultat 2-0, ndërsa Bologna triumfoi në gjysmëfinalen tjetër ndaj Interit përmes penalltive.

Napoli do të luajë finalen e Superkupës së Italisë për herë të gjashtë në historinë e tij; vetëm Lazio (8), Milan (13), Inter (13) dhe Juventus (17) kanë luajtur në finalen e këtij kompeticioni më shumë herë (Roma gjithashtu ka 6-të).

Bolonja e ka ngritur trofeun në të dyja finalet e saj të vetmenë historinë e saj, dhe të dyja në Kupën e Italisë: atë të vitit 1974 (me penallti kundër Palermos) dhe atë të majit të kaluar (1-0 kundër Milanit, falë një goli të Dan Ndoye).

Ndërkohë, qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani do të kërkojë sonte trofeun e parë të Superkupës së Italisë me Napolin dhe të tretin në total me ‘napoletantët’, pas dy Scudettove.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img