spot_img
HomeLajmeGjendet i vdekur vokalisti i grupit ‘Ilirët’, Shemi

Gjendet i vdekur vokalisti i grupit ‘Ilirët’, Shemi

spot_img

Është gjetur pa shenja jete këngëtari i njohur shqiptar, Shemsedin Krasniqi i njohur me nofkën artistike Shemi i grupit “Ilirët”.

Ai ka qenë i njohur për interpretimin e këngës “Xhamadani vija vija” dhe dhjetëra këngëve të tjera të muzikës patriotike e të muzikës së lehtë.

Shemi gjithashtu i ka dhënë zë këngëve tjera patriotike si “Mora fjalë”, “Adem Jashari”, “Besa besë” e “Kosova ime”.

Krasniqi mbetet një figurë e njohur në skenën muzikore shqiptare, sidomos për fansat e muzikës me influenca kombëtare dhe të viteve ’90, duke ruajtur një vend të veçantë në zemrat e adhuruesve të muzikës tradicionale dhe rock-folk.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img