KF Ballkani dhe KF Dukagjini janë ndarë baras në ndeshjen e fundit për stinorin vjeshtor.
‘Portokallinjtë’ u ndalën me barazim pa gola në Klinë, pas një serie prej katër fitoreve rresht.
Sidoqoftë, ka mjaftuar kjo pikë që Ballkani ta ruajë kreun e tabelës dhe të shpallet edhe matematikisht kampion i stinorit vjeshtor.
Skuadra e Kargolan mbyll stinorin me 33 pikë pas 18 ndeshjeve, me 9 fitore, 6 barazime e 3 humbje.
Dukagjini ndërkohë mbetet e treta, me 29 pikë, duke fituar 8 ndeshje, barazuar pesë dhe humbur pesë.
/HisariOnline/







