spot_img
HomeLajme"Mbi 12 orë pa rrymë", banorët e fshatit Peqan...

“Mbi 12 orë pa rrymë”, banorët e fshatit Peqan vazhdojnë të përballen me mungesën e energjisë elektrike

spot_img

Rastet kur qytetarë të shumtë nga qytete të ndryshme, sidomos përgjatë stinorit dimëror, ankohen për mungesë të energjisë elektrike nuk janë të rralla. Kjo ndodh më shpesh zakonisht në fshatra, të cilët mbesin në terr deri në 12 orë.

Kështu po ndodh edhe në fshatin e Suharekës, Peqan, ku banorët e këtij fshati po përballen me terr për çdo ditë.

Disa banorë nga ky fshat, kanë thënë për HisariOnline se aktualisht janë pa rrymë për mbi 12 orë.

Sipas një njoftimi nga KEDS, arsyeja e ndërprerjes së rrymës në Peqan është mbingarkesa, një situatë kur rryma elektrike kalon në një qark ose pajisje që është më e madhe sesa vlera e lejuar.

May be an image of text that says "NJOFTIM Ndërprerje energjisë në daljen "J25 Peqani- 32000007" orej prej 19/12/2025 19:14 arsyeja e ndaljes është: Over Current."

Sidoqoftë, kjo po ndodhë për çdo ditë tash e një kohë për banorët e këtij fshati, të cilët po kërkojnë zgjidhje.

Për këtë ka shkruar edhe faqja lokale e këtij fshati, duke pyetur se a është normale që Peqani të përjetojë ndërprerje të energjisë përditë, pa zgjidhje dhe pa përgjegjësi.

“Edhe pse është investuar në sistem të ri të rrjetit, edhe pse gjatë gjithë verës kemi pasur ndërprerje të shpeshta me arsyetimin “punime”, kinse për të mos pasur probleme pikërisht në këto ditë që po i përjetojmë sot, sot prapë jemi pa energji elektrike. Fëmijët mësojnë në errësirë, familjet po ngrohen me vështirësi, pajisjet po rrezikohen nga ndezje–fikje të shpeshta. A duhet ta vuajmë edhe ne për shkak të keqmenaxhimit apo problemeve të të tjerëve? Pse gjithmonë Peqani, e jo një zgjidhje konkrete dhe përfundimtare?”, shkruhet në faqen lokale të fshatit.
/HisariOnline/
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img