KB Golden Eeagle do të udhëtojë në kryeqytet këtë vikend, ku do të përballet me skuadrën e KB Bora, në duelin e javës së 13-të.
Ndeshja zhvillohet të dielën, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:30.
Skuadra suharekase vjen pas një humbje zhgënjyese në momentet e fundit, duke u mposhtur në Suharekë nga Bashkimi për një pikë (78-77), ndërsa Bora pas një serie prej katër fitoreve rresht, ka humbur dy të fundit – të dyja ndaj KB Trepcës.
Tabela e Superligës pas 12 javëve, e gjen Golden Eeagle Yllin në vendin e fundit në tabelë me 15 pikë, duke arritur vetëm tre fitore, karshi 9 humbjeve, ndërsa Bora ndodhet e pesta në renditje, me 17 pikë – duke arritur pesë fitore, krashas shtatë humbjeve.
Ndërkohë, rezultatet e dobëta të këtij starti nga skuadra suharekase, kanë bërë që klubi të reagojë edhe me një transferim, duke njoftuar së fundmi arritjen e marrëveshjes me qendrën Darious Hall.
/HisariOnline/







