spot_img
HomeLajmeI kapen 9 mijë funta një udhëtari në Aeroportin...

I kapen 9 mijë funta një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës, disa i kishte fshehur në çorape

spot_img

Dogana e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në arritje, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe të bagazhit të tij.

Gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8,000 funtash britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete.

Në total, shuma e gjetur ka qenë 9,300 funta britanike, e cila, sipas kursit zyrtar të këmbimit, përkthehet në 10,611.59 euro.

Dogana ka njoftuar se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëtarit i është shqiptuar masa administrative prej 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm.

/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img