spot_img
HomeSportFutbollBallkani i shkon Dukagjinit në ndeshjen e fundit të...

Ballkani i shkon Dukagjinit në ndeshjen e fundit të stinorit, i mjafton një pikë për tu shpallur kampion vjeshtor

spot_img

KF Ballkani do të udhëtojë drejt Klinës të dielën, ku do të përballen me skuadrën e Dukagjinit. 

Dueli që do të jetë mes të parit dhe të dytit, zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 13:00.

Ballkani, si lider i tabelës me 32 pikë, i mjafton një pikë në këtë përballje për ta përfunduar matematikisht  stinorin vjeshtor si kampion i Superligës, gjithmonë duke llogaritur maksimumin e pikëve që KF Prishtina t’i marrë në përballjet e fundit, në të kundërtën Ballkani mund ta mbyllë stinorin si kampion edhe me humbje evntuale.

Gjithsesi, ‘portokallinjtë’ ndodhen në top formë dhe objektivi i tyre është stinorin vjeshtor ta mbyllin me fitore dhe të rrisin shkëputjen në tabelë.

Kryetrajneri Mislav Karoglan po shijon startin e ëndrrave me suharekasit, i cili ka bilanc perfekt deri tani, me katër fitore pas katër ndeshjeve – tri në Superligë dhe një në Kupë.

Dukagjini ndërkohë ka impresionuar gjithashtu këtë kampionat, duke u renditur e dyta në tabelë pas 17 xhirove të deritashme, me 28 pikë. Klinasit janë të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, me tri fitore dhe dy barazime dhe sigurisht se kjo do ta bëjë një duel mjaft interesant në Klinë në ballafaqimin e së dielës.

/HisariOnline/ 

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img