spot_img
HomeLajmeKPK pranoi vendimin e Supremes për Kelmendin, diskutimet për...

KPK pranoi vendimin e Supremes për Kelmendin, diskutimet për zbatimin shtyhen në takimin e radhës

spot_img

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e Ardian Hajdarajt, ka mbajtur sot takimin e tij të 281-të me radhë, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gjatë takimit, kryesuesi Hajdaraj informoi anëtarët për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me anulimin e vendimit për shkarkimin e Besim Kelemendit, nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit.

Ndërsa, çështjet që lidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi sipas njoftimit, do të diskutohen në takimin e radhës të KPK-së.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e z. Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm, të 281-të me radhë, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura. Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj njoftoi anëtarët e KPK-së për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, çështjet të cilat ndërlidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi do të trajtohen në takimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme e Kosovës të martën vendosi të anulojë shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img