spot_img
HomeLajmeHeqja e masave ndaj Kosovës, BE-ja lëshon 205 milionë...

Heqja e masave ndaj Kosovës, BE-ja lëshon 205 milionë euro në janar 2026

spot_img

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se pas heqjes së pjesshme të masave ndaj Kosovës, 205 milionë euro do të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm nga 216 milionët e planifikuar për ndihmë financiare.

Von der Leyen e ka quajtur këtë vendim një lajm të mirë dhe ka theksuar se procesi i heqjes së të gjitha masave ndaj Kosovës do të vazhdojë.

“Lajme të mira për Kosovën! Transferimi i pushtetit lokal në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale, është zhvilluar në mënyrë paqësore. Falë këtij zhvillimi pozitiv, kam kënaqësinë të njoftoj se jemi duke ecur përpara drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. BE-ja ka planifikuar 216 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën. Dhe synojmë t’i lirojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar von der Leyen në X.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmoi të mërkurën se të gjitha masat ndaj Kosovës do të hiqen në fund të janarit, pas një konfirmimi nga Von der Leyen gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Të martën, Bashkimi Evropian hoqi një pjesë të masave ndëshkuese të vendosura më 2023.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img