spot_img
HomeSportBasketbollDerbi '04', Golden Eagle Ylli pret sonte Bashkimin në...

Derbi ’04’, Golden Eagle Ylli pret sonte Bashkimin në Suharekë

spot_img

KB Golden Eagle Ylli do ta mirëpresë sonte skuadrën e KB Bashkimit, në derbin ’04’ të javës së 12-të. 

Ndeshja zhvillohet në palestrën “13 qershori” në Suharekë, me fillim nga ora 18:45.

Bashkimi pasi e nisi edicionin me 7 fitore radhazi, tani është në një seri prej katër humbjeve radhazi në superligë, duke humbur edhe pozitën e liderit dhe rënë aktualisht në vendin e tretë.

Golden Eagle Ylli ndërkohë renditet e fundit në tabelë aktualisht me 14 pikë, me vetëm tri fitore, krahas 8 humbjeve.

Tifogrupi ‘Xhebrailat’ kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë përballje, për ta përkrahur masovisht klubin e tyre, i cili aktualisht është duke luftuar për të gjetur formën e mirë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img