Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot komunën e Suharekës.
Komuna e Suharekës e ka mirëpritur ambasadorin britanik, i cili u njoh nga afër me zhvillimet, projektet dhe progresin e arritur në komunën e qytetit.
Gjatë vizitës, u theksua përkushtimi i Komunës së Suharekës për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të vazhdueshëm të mirëqenies së qytetarëve.
/HisariOnline/







