spot_img
HomeLajmePolicia në Skenderaj sekuestron tri armë, arrestohet një i...

Policia në Skenderaj sekuestron tri armë, arrestohet një i dyshuar

spot_img

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj, bazuar në dyshime të arsyeshme, ku ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Gjatë bastisjes janë konfiskuar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar, për të cilin dyshohet se në orët e mbrëmjes së 16 dhjetorit 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, njofton policia.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img