Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar ndaj lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave fundi i vitit do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri në 20°C dhe reshje të mëdha bore.
Në një njoftim zyrtar në Facebook, IHMK thekson se është i vetmi institucion i autorizuar ligjërisht për të dhënë parashikime zyrtare të motit dhe paralajmërime të hershme për ngjarje hidrometeorologjike.
“Çdo subjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo profesional dhe shkenctarisht i pa drejtë”, vazhdon njoftimi.
Sipas institutit, neni 9 i këtij ligji përcakton qartë se parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive natyrore me origjinë hidrometeorologjike janë ekskluzivitet i IHMK-së. “Çdo subjekt apo individ tjetër që bën njoftime, parashikime apo paralajmërime për motin, vepron jashtëligjshëm, jo profesionalisht dhe shkencërisht gabim”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, parashikimet për 8–14 ditë japin vetëm tendenca të përgjithshme, ndërsa ato afatgjata bazohen në probabilitete klimatike dhe jo në kushte konkrete të motit.
/HisariOnline/







