Tifogrupi i Suharekës “Xhebrailat” kanë konfirmuar prezencën e tyre në ndeshjen e së enjtes që KB Golden Eagle Ylli e luan ndaj KB Bashkimit.
Të gjendur në një seri jo të mirë rezultatesh, Golden Eagle Ylli ka nevojë edhe për numrin 6 në palestër, andaj “Xhebrailat” do të jenë atje për të përkrahur klubin dhe ndihmuar drejt rikthimit të fitoreve.
Ndeshja do të luhet nga ora 18:45 në “13 Qershori”, ndërsa mbledhja e “Xhebsave” do të bëhet nga ora 18:00.
Golden Eagle Ylli aktualisht pozicionohet në vendin e parafundit në tabelë, me vetëm tri fitore, krahas tetë disfatave pas 11 ndeshjeve të luajtura këtë sezon.
/HisariOnline/







