Policia e Kosovës ka raportuar se një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.
Sipas njoftimit, dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e viktimës dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë.
Disa nga predhat kanë depërtuar brenda objektit, duke shkaktuar dëme në mobile shtëpiake.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
/HisariOnline/







