spot_img
HomeLajmeSamiti BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel, Kosova përfaqësohet nga...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel, Kosova përfaqësohet nga Osmani

spot_img

Presidentja Vjosa Osmani nesër do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel.

“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për media i Presidentes.

Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Sipas BE-së, Samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img