spot_img
HomeLajmeKrasniqi: Nuk di çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban...

Krasniqi: Nuk di çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ

spot_img

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar ndaj dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor për sjelljen e tyre.

Ai e ka quajtur sjelljen e tyre “destruktive”, derisa ka kërkuar shkarkimin e tyre nga KQZ.

“Nuk di çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ. Në mënyrë të përsëritur, ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme që cenojnë drejtpërdrejt integritetin e zgjedhjeve. Që nga shkarkimi i Valdete Dakës nga Presidentja Osmani – një vendim në shkelje të Kushtetutës dhe mbi akuza të fabrikuara nga VV – kjo dyshe vepron me bindjen se është e paprekshme, duke e përshkallëzuar sjelljen destruktive brenda KQZ-së”, shkruan Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se objektivi i tyre janë gratë në KQZ.

“Me burrat e partive politike nuk ua mban”, thotë më tej Krasniqi.

“Nuk është rastësi që objektivi i tyre janë gratë në KQZ, përfshirë ish-Kryesuesen dhe dy anëtaret e komuniteteve jo-shumicë, si dhe më pas gazetarët dhe shoqëria civile, ndaj të cilëve krijojnë “vija imagjinare” se ku duhet të qëndrojnë dhe ushtrojnë presion. Me burrat e partive politike nuk ua mban. Ky selektivitet tregon qartë se kemi të bëjmë me ushtrim pushteti dhe frikësim të qëllimshëm ndaj kategorive të pambrojtura”.

Krasniqi thekson se heshtja dhe abstenimi i opozitës vetëm sa u japin atyre hapësirë e justifikim për të vazhduar.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img