spot_img
HomeLajmeAIP kërkon nga partitë të mbrohen të dhënat personale...

AIP kërkon nga partitë të mbrohen të dhënat personale të qytetarëve gjatë zgjedhjeve

spot_img

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe të mos përdorin të dhënat e tyre personale në mënyrë të paligjshme.

Agjencia ka kërkuar që partitë të mos përdorin të dhënat e kontaktit të qytetarëve, të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike ose për qëllime të tjera jo-politike, dhe të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave të tyre.

Sipas AIP-së, partitë politike obligohen të sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave të bëhet mbi bazën ligjore, si pëlqimi i qytetarëve ose interesi legjitim i subjektit politik.

Të mos përdorin të dhënat e mbledhura nga institucionet publike për marketing politik.

AIP thekson se respektimi i këtyre rregullave është i detyrueshëm dhe shërben për të mbrojtur privatësinë e qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img