spot_img
HomeLajmeVetaksident në Mazgit, humb jetën një person

Vetaksident në Mazgit, humb jetën një person

spot_img

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti.  

Në këtë aksident është përfshirë një kamion, i cili është rrokullisur dhe si pasojë drejtuesi i kamionit ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve”.

“Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, tha Kelani për Klankosova.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img