spot_img
HomeLajmeRama takohet me Prattipatin: Partneriteti me SHBA-të, garanci për...

Rama takohet me Prattipatin: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ritheksuar rolin kyç të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimin dhe stabilitetin e Kryeqytetit, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një aleancë strategjike të bazuar në vlera të përbashkëta.

Gjatë një takimi të mbajtur në Odën e Kryeqytetit, Rama priti Zëvendës-Shefen e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, e cila e uroi atë për mandatin e ri dhe konfirmoi vazhdimësinë e mbështetjes amerikane për Prishtinën.

“Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është një nga themelet kryesore mbi të cilat ndërtohet vizioni ynë për një Prishtinë të zhvilluar, të qëndrueshme dhe demokratike,” ka deklaruar Rama.

Ai theksoi se marrëdhëniet me SHBA-të shkojnë përtej komunikimit institucional dhe përfaqësojnë një partneritet të thellë politik dhe shoqëror. “Kjo aleancë është e ndërtuar mbi besimin reciprok, demokracinë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e qytetarëve tanë,” u shpreh kryetari i Prishtinës.

Nga ana tjetër, Prattipati riafirmoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të Kryeqytetit, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet lokale.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe SHBA-së, me fokus në projekte zhvillimore dhe forcimin e institucioneve demokratike.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img