Qendra HandiKOS në Suharekë është një shoqatë rehabilituese që ofron shërbime profesionale për persona me aftësi të kufizuara. Me ndërtimin e objektit të ri, një investim mbi 350 mijë euro nga kompania Euroing, qendra ka krijuar kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve.
Fokusi kryesor është tek fëmijët, të cilët përfitojnë psikoterapi, fizioterapi, logopedi dhe ergoterapi, si dhe transport të organizuar nga shtëpia në qendër. Programi funksionon pesë ditë në javë, me grupe paradite dhe pasdite. Po ashtu, shërbime ofrohen edhe për të rriturit përmes qëndrimit ditor dhe aktiviteteve terapeutike.
Aktualisht, rreth 70 fëmijë marrin shërbime gjatë javës. Në kuadër të HandiKOS-it funksionon edhe një ekip multidisiplinar i financuar nga UNICEF, i cili ofron intervenim të hershëm për fëmijët e moshës 0–6 vjeç.
HandikosSuharekë ka bashkëpunim të mirë me Komunën dhe mbështetje nga Ministria e Drejtësisë. Drejtoresha Suzana Gashi thekson rëndësinë e këtyre shërbimeve dhe bën thirrje për një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku personat me aftësi të kufizuara shihen si vlerë e shoqërisë, jo si barrë.
Më poshtë intervista e plotë:
/HisariOnline/







