Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
Ai ka vënë në dukje se vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar janë marrë gjithmonë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me këta aleatë dhe ka pyetur retorikisht: “E qysh me ia kthyr shpinën aleatëve tanë?”
ALEATËT KËTU!
Nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.
Në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova nuk ishte e vetmuar, ajo kishte miqësi të ndërtuara mbi besim, koordinim dhe respekt reciprok.
Marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike.Vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar u morën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët.
E QYSH ME IA KTHY SHPINËN ALEATËVE TANË?
/HisariOnline/







