Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se të martën do t’i prezantojë 110 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kreu i LDK-së tha se lista për deputetë e LDK-së është “listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë”.
Abdixhiku tha se gjatë asaj mbrëmje do ta shpalosë edhe programin dhe vizionin e partisë së tij për Kosovën.
“Nesër, më 16 dhjetor, në AMC Hall, nga ora 18:00, prezantojmë të 110 kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë; ekipin me të cilin kërkojmë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon. Në këtë mbrëmje do të shpalosi edhe Programin Politik tonin si dhe vizionin tim për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm. Të jemi bashkë për Kosovën që duam. Le të zgjedhim shpresën.”
/HisariOnline/







