Një pjesë e Suharekës po përballet me mungesën e energjisë elektrike për orë të tëra përgjatë ditës së sotme.
Konkretisht, në fshatin Peqan, qytetarët janë ankuar se janë pa rrymë që nga ora 12:00.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt, që i ka lënë banorët pa rrymë për tashmë mbi 6 orë.
HisariOnline do të mundohet së shpejti të marrë ndonjë përgjigje nga KEDS.
/HisariOnline/







