spot_img
HomeLajme51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në...

51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

spot_img

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1701 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 10 persona, prej të cilëve 5 i ka dërguar në mbajtje.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img