spot_img
HomeLajmeProkuroria e Pejës mbanë takim koordinues me Policinë e...

Prokuroria e Pejës mbanë takim koordinues me Policinë e Kosovës për sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë

spot_img

Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, për mobilizim me të shtuar gjatë fundit vitit për sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë të cilat mund të jenë cak i veprave penale.

Ky takim i udhëhequr nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, znj. Lumturije Vuçetaj dhe koordinatorja e veprave penale kundër pasurisë, prokuroren e shtetit, znj. Lumturije Hoxha dhe shefat e hetimeve rajonale dhe të stacioneve policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, u diskutua për sigurinë e qytetarëve, me theks të veçantë ardhjen fluksit të bashkatdhetarëve për festat e fundit vitit dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Gjatë diskutimit u kërkua që për këto pika të rendit të ditës të ketë koordinim ndërinstitucional për mobilizim të sigurisë se qytetarëve, pasurinë e tyre dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në kompetencën territoriale që ka juridiksion Prokuroria Themelore e Pejës në pesë (5) komunat, përkatësisht Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img