spot_img
HomeSportBasketbollNdeshje e nxehtë nesër në '13 qershori', Ylli kërkon...

Ndeshje e nxehtë nesër në ’13 qershori’, Ylli kërkon fitore radhazi për herë të parë këtë sezon në kampionat

spot_img

KB Golden Eagle do të mirëpresë këtë vikend në Suharekë skuadrën e KB Trepçës, në duelin e xhiros së 11-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja do të luhet ditën e nesërme (e shtunë), me fillim nga ora 17:00, në palestrën “13 qershori”.

KB Golden Eagle Ylli vjen pas një fitore të madhe në udhëtim në Gjakovë, duke e mposhtur KB Vëllznimin.

Skuadra e drejtuar nga Sarin do t’i kërkojë t’i arrijë dy fitore radhazi në kampionat për herë të parë këtë sezon, në duelin ndaj Trepçës.

Pas 10 xhirove të luajtura, Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, kurse Trepca ndodhet e treta me 15 pikë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img