Një aksident tejet i rëndë, i përcjellur me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku pas përplasjes mes një kamioni dhe veture, drejtuesja e veturës humbi jetën në vendngjarje, ndërsa u lëndua rëndë edhe një person tjetër i cili u dërgua në QKUK.
Aksidenti i rëndë mes veturës dhe kamionit në autostradë, humb jetën një grua
Nga QKUK kanë bërë të ditur se edhe personi i lënduar rëndë tashmë ka ndërruar jetë, pasi s’ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra në aksident.
“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, është shprehur Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për Klan Kosova.
/HisariOnline/







