Ambasada Gjermane në Prishtinë është deklaruar edhe njëherë pas mos-certifikimit të kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ambasada tha se procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrat politike nga akterët politikë.
Sipas tyre, kjo ndikon negativisht në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe pengon rrugën drejt integrimit evropian.
“Siç e theksuam javën e kaluar, procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrat politike nga akterët politikë. Sjellja penguese e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të verifikojnë Listën Serbe dhe kandidatët e saj, ndikon negativisht në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, tha Ambasada në një përgjigje për KO.
/HisariOnline/







