Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e z. Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e tij të 280-të me radhë.
Në takim shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash të rendit të ditës.
Me këtë rast, Këshilli mori vendimet si vijon:
- Autorizoi Kryesuesin e Këshillit, z. Ardian Hajdaraj, që në emër të institucionit të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të avancimit të koordinimit institucional dhe shkëmbimit profesional ndërmjet dy institucioneve homologe.
- Anëtarët e Këshillit u njoftuan për arritjen e moshës së pensionimit nga një prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi që emri i prokurorit Slobodan Bakiq t’i procedohet Presidentes së Republikës së Kosovës për lirim nga detyra.
- Trajtoi ankesën disiplinore nr. AD.nr.10/2025 dhe vendosi që lënda t’i referohet Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësim të mëtejmë, në pajtim me procedurat disiplinore dhe standardet e vlerësimit profesional.
- Anuloi procesin e rekrutimit të prokurorëve.
/HisariOnline/







