spot_img
HomeLajmeIHMK jep detaje për cilësinë e ajrit në Kosovë,...

IHMK jep detaje për cilësinë e ajrit në Kosovë, rekomandon që personat e ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin jashtë

spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Sipas IHMK-së me uljen e temperaturave është rritur nevoja për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër.

Tutje thuhet se përkeqësimin e cilësisë së ajrit e ka favorizuar gjithashtu prania e mjegullës së dendur, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe fenomeni i inversionit termik, të cilët lehtësojnë grumbullimin e ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës.

IHMK-ja ka rekomanduar që personat e ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit” thuhet në njoftim.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img